Edhepse akoma numërohen votat në SHBA, sipas trendit që shihet, tashmë favorit është kandidati Joe Biden, duke përmbysur në mënyrë spektakulare Michiganin, ku humbiste me 200 mijë vota, informon foldrejt.com.
Disi i rezervuar, por duke u nënkuptuar, kandidati demokrat për president në SHBA, Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Delavare ku pak a shumë ka shpallur fitoren.
“Tani, pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Por unë jam këtu për të raportuar, se kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit.”
Biden gjithashtu theksoi pjesëmarrjen historike të votuesve këtë vit, duke thënë se ai dhe kandidatja për zv.presidente Kamala Harris janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota sesa çdo president në historinë e SHBA.
Biden dha para amerikanëve edhe një mesazh unifikues se pas zgjedhjeve ata nuk duhet ta shohin njëri tjetrin si armiq por se duhet të bëhen bashkë siç e kanë traditë.
Më tutje Biden tha se gjatë presidencës së tij nuk do të ketë shtete blu dhe të kuqe./Foldrejt.com