Presidenti amerikan, Joe Biden, i shprehu ngushëllime kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pas një përplasjeje njerëzish që ndodhi gjatë një kremtimi fetar në malin Meron, ku vdiqën të paktën 45 persona.
“Unë e kam udhëzuar ekipin, në mënyrë që të ofrojmë ndihmën tonë për qeverinë si dhe për popullin e Izraelit”, ka potencuar presidenti amerikan.
Rreth 150 njerëz gjithashtu pësuan lëndime në festivalin Lag B’Omer, kur njerëzit u bllokuan në një vendkalim të mbipopulluar.
Si rrjedhojë, familjet në Izrael kanë filluar tanimë me varrosjen e të dashurve të tyre.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi se një hetim do të siguronte që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më.