Presidenti amerikan vendosi bashkimin e Evropës kundër “pushtimit rus të Ukrainës” si prioritet kryesor të politikës së jashtme amerikane.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden, ka takuar sot kryeministren e Suedisë, Magdalena Anderson dhe presidentin e Finlandës, Sauli Niniste.
“Kjo është një ngjarje historike, një pikë kthese për sigurinë evropiane, sepse të dy vendet me një traditë të gjatë neutraliteti do t’i bashkohen aleancës më të fuqishme të mbrojtjes në botë,” tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.