Një 15-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë në Mitrovicë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
Zahiti ka thënë se B.S. ka vdekur pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra, si dhe rasti cilësohet si hetim i vdekjes.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”.
“Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.