Sipas organizatës ndërkombëtare të anketave, Shqipëria është vendi i katërt në botë me përqindjen më të lartë të banorëve që duan të largohen nga vendi. 60 përqind e banorëve të Shqipërisë duan të largohen nga vendi – po të kishin pasur mundësi. Më keq se vendi shqiptar rënditen Sierra Leone (63 përqind) dhe Liberia (66) në Afrikë, si dhe shteti i shkatërruar nga tërmeri Haiti (72 përqind).
E shprehur në numër popullsie, kjo do të thotë se nga 2.87 milionë banorë që ka aktualisht Shqipëria, 1.7 milionë duan të ikin jashtë. Kjo është një prirje për emigrim më e lartë edhe se ajo e vendeve të përfshira në luftra civile dhe shkaku kryesor, sipas qytetarëve, është ekonomia, por edhe mungesa e shërbimeve publike. Pas Shqipërisë qëndron El Salvador me 52 përqind.
Emigrimi shqiptar u pa si një mundësi e mirë pas rënies së komunizmit, por duket që klika politike shqiptare e pluralizmit ka dështuar totalisht për të krijuar një shtet social për të gjithë – duke i kënaqur vetëm oligarkët që kanë pas vete./Foldrejt.com