Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës (BIRK), është duke iu nënshtruar një vargu ndryshimesh të brendshme, shkruan Fol Drejt.
Burime të afërta të Fol Drejt, kanë konfirmuar se Kushtetuta e BIRK-ut pritet të reformohet, duke i gëzuar këtu edhe disa ndryshime të mëdha.
Në media sot kanë qarkulluar fragmente të këtij dokumenti, ku përfshihen propozimet e reja për ndryshim, por sipas burimeve të afërta me BIRK-un, ato janë keqinterpretuar.
Nuk do të ketë “goditje” ndaj askujt, e aq më pak postit të kryeimamëve, por ndryshime statusesh – tha për Fol Drejt burimi i afërt me BIRK-un.
Më saktë Neni 37 i versionit aktual të kushtetutës, i cili thotë “Personaliteti kryesor për çështje fetare në territorin e Këshillit është kryeimami. Personi që është emëruar kryeimam, sipas pozitës është edhe anëtar i Këshillit”, nuk do të ndryshohet, por do të modifikohet, duke iu ndryshuar statusi këtij roli.
Për më tepër, pozitat brenda hierarkisë do të mbështeten në performancë dhe nuk do të jenë të përhershme.
Versioni i ri i kushtetutës, po ashtu, pritet që t’i marr nën ombrellën e BIRK-ut edhe tarikatet që veprojnë në Kosovë, duke ua rikthyer statusin e tyre të mëhershme.
Gjithsesi, dokumenti është në valën e diskutimeve, andaj edhe mund të ketë ndryshime të tjera./FolDrejt/