Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, njoftoi se ka folur edhe për energjinë.
Bislimi njoftoi se në takimin e fundit që kanë pasur në Bruksel, ka pasur një keqinterpretim nga ana e Brukselit lidhur me atë se si duhet të duket marrëveshja që garanton nënshkrimin e kontratës.
“Në Bratislavë është eliminuar ky keqkuptim dhe jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit”, është shprehur Bislimi, transmeton Fol Drejt.