Një delagacion i rrethë njëzetë bizneseve nga Bullgaria, i kryesuar nga Atanas Enchev, atashe ekonomik në Ministrinë e Ekonomisë në Bullgari për Kosovë, kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini, ku kanë diskutuar lidhur me mundësinë e thellimit të bashkëpunimit.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka informuar bizneset bullgare lidhur me potencialet dhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për investime.
“Kosova është një vend shumë i rëndësishëm për investime, pasiqë ekonomia ishte shkatërruar gjatë luftës dhe e cila dita ditës po lulëzon. Vendi jonë ofron kushte e lehtësira të favorshme për investime, ku taksat janë më të ulëtat në rajon, fuqia më e re, e aftë dhe përgatitur profesionalisht për punë dhe kushte tjera të cilat janë të dobishme për investitorët“, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, kërkoi nga bizneset nga Bullgaria që të vijnë e investojnë në Kosovë, që është një mundësi e re për investime apo bërie të biznesit.
Atanas Enchev, atashe ekonomik, tha se do të bjënë gjithqka që në Kosovë të sjellin investitorë nga Bullgaria me qëllim që edhe të zhvillojnë ekonominë.“Së shpejti do të hapim edhe një zyrë ekonomike në Kosovë, e cila do të ndihmoj edhe më shumë lidhjet ndërmjet bizneseve të dy vendeve. Përvojat e bashkpëunimi duhet të rriten dhe kjo është arsyeja që sot jemi këtu se bashku me bizneset bullgare dhe kraasah saj të rrriten edhe eksportet apo importet ndërmjet dy vendeve“, tha Enchev.Ai shtoi se edhe bizneset nga Kosova tashmë pas takimeve me bizneset bullgare mund të gjejnë tregje që prodhimet e tyre tí plasojnë në tregun e Bullgarisë.Konsulli nderit i i shtetit bullgar në Kosovë Abedin Hasani, tha se nga dita e parë që është emëruar në këtë pozitë, ka arritur që të rrisin bashkëpunimin ndërmjet bizneseve të dy vendeve dhe që do të vazhdojmë këtë muision të përbashkët të forcojmë edhe më shumë.
Nga ana tjetër edhe bizneset nga Bullgaria shfaqen interesim për investime me sjelljen e një pjese të prodhimit në Kosovë, pasi që kuptuan që fuqia punëtotre është e lirë dhe aftë profesionalisht për punë. Nga ana tjetër u interesuan që edhe punonjësit nga Kosova të shkojnë e punojnë në Bullgari.
Më pas janë zhvilluar takime B2B ndërmjet bizneseve të dy vendeve që ishin nga sektori i tregtisë, prodhimit e shërbimeve, ku dhe u arriten disa marrëveshje .
Uran Thaqi nga kompania Viva fresh, tha se kjo mundëi që ofron AKB-ja është e mirëserdhur për kompninë tonë dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin me kompanitë bullgare. Krahas zgjerimit të rrjetit tonë, shpresojmë që pas Shqipërisë e Maqedonisë do të jemi edhe në Bullgari.