Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Bjellorusisë, forcat e mbrojtjes ajrore ruse dhe bjelloruse janë përforcuar me njësi të reja raketore të vendosura në pozicione, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Njësitë e raketave anti-ajrore përparuan në zonat e përcaktuara dhe morën detyrën luftarake,” tha ministria shkurtimisht.
Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta të aviacionit në gjysmën e dytë të janarit, duke filluar të hënën e ardhshme.
Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se Putini mund të përpiqet të përdorë Bjellorusinë për të nisur një pushtim të ri nga veriu, një hap që do të hapte një front të ri të rëndësishëm në luftë./FolDrejt/