Korab Blakaj i është kundërpërgjigjur Gabriel Escobar-it, i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për çështjen e Ballkanit Perëndimor, i angazhuar në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, shkruan Fol Drejt.
Misionari amerikan u shfaq kërcënues së fundmi, ndërsa tha se “s’mundet një vend me 1.5 milionë banorë, t’ia ndryshojë taktikat komunitetit transatlantik!”
Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta në opinionin publik kosovar.
Blakaj, biznesmen, e njëkohësisht edhe njohës i shkëlqyeshëm i rrethanave socio-politike e ekonomike në vend, ia ka kujtuar Eskobarit se, askush nuk ka ndërmend t’i ndryshojë këto taktika, por edhe askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e një populli, e ta detyrojë atë “të heq dorë nga pavarësia e tij”.
Blakaj këtë reagim e ka bërë në tri gjuhë. Ky është postimi i tij i plotë:
Z.Escobar
askush nuk ka ndërmend të ndryshojë taktikat e komunitetit transatlantik.
Por askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrë brutale duke i diktuar një vendi,një populli të heq dorë nga pavarësia e tij!
Mr Escobar
-no one has the intention to change the tactics of the Transatlantic community. But no one has the right to intervene in a brutal way by dictating a country,to a people to give up their independence.
Herr Escobar
Niemand hat die Absicht, die Taktik der Transatlantischen Gemeinschaft zu ändern.
Aber niemand hat das Recht, brutal einzugreifen, indem er einem Land, einem Volk diktiert, seine Unabhängigkeit aufzugeben!