Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

7 muaj më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Më në fund, rituali i zgjedhjeve presidenciale në SHBA përfundoi me fitoren e Trumpit. Por, përtej spektaklit mediatik, retorikës banale, kërcënimeve, premtimeve absurde, në realitet, amerikanët dhe jo vetëm ata, zgjedhin atë “të përzgjedhurin” përtej elektoratit.

Shkruan: Korab Blakaj

Realiteti është se sistemi politik amerikan, i bazuar në gërshetimin midis shtetit dhe korporatave të mëdha, funksionon në praktikë si një parti e vetme me nuanca të zbehta që prej kohësh janë fiksuar nga votuesit në skenarë të stilit hollivudian përgjatë fushatave të bujshme elektorale. Ky model është eksportuar gradualisht tek të gjitha “demokracitë liberale” në të gjithë Perëndimin, duke instaluar traditën politike me socialdemokratët dhe konservatorët.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Të dy rrymat janë divergjente në esencë, të padëmshme në çështjet sociale dhe absolutisht konvergjente në sistemin çnjerëzor neoliberal, të cilit i nënshtrohet verbërisht gjithë veprimtaria politike. Dueli elektoral spektakolar mes Harris dhe Trump nuk ishte gjë tjetër veçse një ritual në cikle katërvjeçare që ndryshon njëri pas tjetrit protagonistët e tragjikomedisë në skenën e politikës botërore, marioneta të manipuluara nga tentakulat e përbindëshit global të infopropagandës së kamufluar si infoargëtim.

Pyetjet më të thjeshta dhe më logjike që çdo individ, votues pa dallim cilën parti e voton, duhej të ishin: Pse duhet të shpenzohen 10.5 bilion dollarë në këto zgjedhje, 1 bilion dollarë më shumë se herën e kaluar? A janë mjetet financiare të kandidatëve dhe aplikimet e tyre të drejta, transparente dhe të balancuara? A janë financuesit e partive dhe kandidatëve njerëz dhe subjekte të interesuar vetëm për funksionimin e qartë dhe të drejtë të demokracisë, dhe a nuk synojnë kurrë shpërblimet, akomodimet politike, financiare dhe ekonomike të tyre?

Çfarë do të pasojë ky skenar elektoral, që pa filtrim shfaq gjendjen degraduese, të dhimbshme, të paaftë dhe të çorientuar që ka katandisur Perëndimin? Kompleksi ushtarak, industrial dhe teknologjik në pushtet, qendra e pushtetit real që funksionon pavarësisht presidentëve, senatorëve dhe kongresmenëve, do të vazhdojë si gjithmonë të ketë fjalët vendimtare. Vendi, si rëndom, do të rëndohet edhe me më shumë taksa; të pasurit do të vazhdojnë të jenë edhe më të pasur, super të pasur, dhe të varfërit do të bëhen më të varfër dhe në numër më të madh, pavarësisht nëse kriza është e lehtë apo recesion.

Arsimi do të zhytet edhe më shumë në degradim, shërbimet mjekësore do të vazhdojnë të jenë gjithnjë e më pak të aksesueshme për masat e gjera të popullatës. Infrastrukturat publike, transporti, shkollat dhe banesat do të vazhdojnë të degradohen për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Ambienti do të përkeqësohet më tej, ndërsa i ashtuquajturi “tranzicioni i gjelbër” do të ofrojë organizmat e modifikuar gjenetikisht për të helmuar më shumë ushqimin. Krimi do të vazhdojë të shkatërrojë dhe vrasë në mënyrë eksponenciale.

Monopoli i konglomerateve gjigante të industrisë farmaceutike në kolaboracion me mjekësinë për çdo ditë e më shumë do të imponojë ilaçe dhe medikamente të reja që do të prodhojnë më shumë çoroditje mendore dhe fizike, specie “zombie”. Premtimet parazgjedhore për Parajsën e së nesërmes gradualisht do t’i ngjajnë Ferrit.

Me Trumpin ashtu si me parardhësit e tij, lufta do të vazhdojë të jetë prioriteti primar, qoftë në formën e agresionit ushtarak, revolucionet me ngjyra apo sanksioneve ekonomike dhe politike, intervenimeve etj. Humbja e paralajmëruar e Ukrainës ngre dyshime dhe pasiguri për sjelljen e ardhshme të Pentagonit dhe NATO-s, pavarësisht nga deklaratat e Trumpit se brenda 24 orësh do ta ndalë luftën në Ukrainë.

Lufta dhe ekspanzioni cionist do të vazhdojë rrugën e tij dhe atë të planetit drejt humnerës, kataklizmës globale me inkurajimin, mbështetjen dhe mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe të satelitëve Perëndimorë pa marrë në konsideratë çfarëdo mizorie dhe gjenocidi që aleati i tyre, Izraeli, gjegjësisht Netanjahu si mbrojtësi i “qytetërimit perëndimor” në Lindjen e Mesme, kryen.

Bashkimi Evropian dhe NATO janë të alarmuar nga fitorja e Trumpit, por shqetësimi i tyre është i paarsyeshëm. Misioni i Aleancës Atlantike do të jetë vazhdimi i zgjerimit deri në kufijtë me Rusinë, shtrëngimi dhe rrethimi i këtij vendi dhe eventualisht fragmentimi i tij në një konglomerat shtetesh të nënshtruara. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përqmohet nga Uashingtoni, trajtim ky që kënaqë shumë nga shtetet e vogla në përbërje të vet BE-së.

Dominimi ekonomik, plaçkitja e mallrave dhe pasurisë botërore, përpjekjet e vazhdueshme për ta garantuar dhe monopolizuar tregun botëror, nuk do të varen nga zgjedhja midis Kamalas, Trumpit apo kujtdo qoftë tjetër. Tërë ky teatër është një pjesë rutine e historisë së përsëritur me shekuj. Nisur nga bindja e Perëndimorëve për epërsinë civilizuese, ata i ngatërrojnë aspiratat me realitetet, duke harruar që ata nuk i kontrollojnë elitat ekonomike, financiare, ushtarake dhe politike perëndimore. Ato janë të kontrolluara nga elita financiare e Shteteve të Bashkuara.

Transformimet që po ndodhin në botë e kërcënojnë vazhdimisht të ashtuquajturin autoritarizëm “civilizues” të “rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”. Statusi i pandëshkueshmërisë perandorake po vihet për herë të parë në pikëpyetje nga një shumicë dërrmuese globale që përfaqëson 3/4 e qenieve njerëzore që jetojnë në Tokë. Andaj, nuk ka shumë rëndësi kush zgjidhet president; frenat tradicionalë perandorakë janë në duart e sigurta — të atyre që ata i zgjedhin./FolDrejt/

Tags: Fol DrejtHarrisKorab BlakajSHBATrump
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Poezia e qiellit

Lajmi tjetër

Xhamia e Dardanisë ndihmon në renovimin e Xhamisë „Katër Llullat“

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Kontrolli i shërbimeve izraelite mbi teknologjinë kibernetike

18 Shtator, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM