BLETA DHE KURANI!
Është interesant fakti që tek ky ajet është përdorur fjala بطون BUTUN (BARQET), pra nuk është thënë; “Nga Barku i tyre..” por Fjala Bark-Stomak është përdorur në shumës pra Zoti thotë: “Nga barqet e tyre…” dhe jo nga Barku i tyre. Dijetarët duke e sqaruar këtë ajet cekin faktin shkencorë që shkencatarët në shekullin e fundit e kanë zbuluar që Bleta ka më shumë se një Bark-Stomak, Pra është vërtetuar që; “Bleta nuk ka 1 stomak por 3” E që ky zbulim shkencor është edhe 1 dëshmi më shumë që Kur’ani është Libër Hyjnor (Fjalë e Zotit) për faktin se në kohën kur iu shpall Kur’ani Pejgamberit Muhammed (alejhis-Selam) nuk kishte asnjë mjet përmes të cilit ta shikonin bleten nga afër e lë më ta shikonin organizmin e saj minimal. Zoti, Bletën e ka krijuar në atë formë që ajo në vete ka një FABRIKË përmes të cilës ajo formon MJALTIN (ashtu siç thuhet edhe në ajetet e tjera në Kur’an) që Mjalti është shërim, sot shkenca zbulon që mjalti është shërim për shumë sëmundje. • Vlen të ceket edhe fakti që në Kur’an, një ndër 114 Kaptinat e Kur’anit është emruar me emrin “Kaptina e Bletës” (Suretu en-Nahl)