Një 24 vjeçar ishte duke udhëtuar nëpër magjistralet gjermane kur u ndalua nga policia. Ai gjatë kontrollit dha një patentë shoferi të Sllovakisë, kurse nga gjurmët e gishtërinjve rezultonte se është nga Kosova, shkruan morgenweb.de. Ai kishte blerë për 1000 euro në Bremen mjaft dokumenta të falsifikuara, për të mundësuar qëndrimin dhe punësimin në zonën Shengen, përcjell foldrejt.com.
Fillimisht në 2013 kishte aplikuar për azil në Gjermani, një e drejtë e cila nuk ju njoh dhe në janar 2018 duhej të riatdhesohej. Me vendim të Prokurorisë atij ju shqiptua masa e paraburgimit në Mannheim./Foldrejt.com