Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka dërguar një letër drejt Moskës në të cilën është bërë e qartë se Amerika nuk tërhiqet nga qëndrimet rreth konfliktit Rusi-Ukrainë.
Në përgjigjen për Rusinë ai ka bërë të qartë se SHBA “Nuk bën asnjë ndryshim, dhe që nuk do të ketë ndryshime”.
“Kemi ofruar një rrugë serioze diplomatiken të cilën duhet të shkohet para. Kjo përfshinë mbrojtjen e të drejtës së komeve për të zgjedhur aleancat e tyre”, është shprehur Blinken, transmeton KlanKosova.tv.
“Ne kemi bërë të qartë se ka parime thelbësore për të cilat jemi zotuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainën”, ka vazhduar Blinken në konferencë duke folur për këtë letër.