Sipas The Times, Chelsea po kërkon t’i ofrojë mbrojtësit brazilian Thiago Silva një marrëveshje të re, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtësi veteran pothuajse nuk ka pasur asnjë paraqitje të dobët në Stamford Bridge që nga ardhja e tij nga PSG.
Dhe tani Blutë duan ta lidhin atë me një kontratë për ta mbajtur në Londër edhe për një vit. Raporti thotë se Silva dhe Chelsea janë të kënaqur me idenë e një zgjatjeje të kontratës. /FolDrejt/