fbpx
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

BMW GRADUALISHT ZBULON SERINË E RE

Prodhuesi gjerman ka publikuar videon e re që njofton gjeneratën e re të modelit të saj më të shitur.

Si duket BMW 3-Serie e re do të gjeni ditët e ardhshme, pasi pritet që kjo makinë të debutojë në panairin e veturave në Paris, në fillim të tetorit, transmeton KosovaPress.

Lexoni edhe..

Deri më tani, modeli i ri në fotot ishte maskuar. Në fotot e reja duken dritat specifike LED, maska masive e ftohësit dhe BMW Blog shkruan se bëhet fjalë për një version të lartë të performancës M340, i cili do të jetë i pozicionuar nën modelin sportiv M3.

Sipas informatave jozyrtare, M340 i ri do të përdorë gjashtë cilindra 3.0 turbo motor benzinë me rreth 380 kuaj-fuqi, dhe do të ketë 8 shpejtësi.

Seria e re 3 do të ketë karakteristika më të mira aerodinamike në krahasim me modelin e saj aktual, duke iu falënderuar reduktimit të koeficientit të rezistencës së ajrit (0.23), ndërsa masa e automjetit do të jetë më e lehtë deri në 55 kg, në varësi të versionit.

Të ngjajshme