Këshilli Bashkiak i Kievit shpalli nderin sot ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitaly Klitschko.
Klitschko falënderoi ish-kryeministrin Johnson për mbështetjen që i dha Ukrainës dhe e ftoi që t’ia dorëzonte personalisht çmimin, raporton RIA Novosti.
“Këshilli i qytetit të Kievit mori një vendim për t’i dhënë titullin Qytetar Nderi i Kievit mikut tonë të madh Boris Johnson,” shkroi Klitschko në kanalin e tij Telegram, transmeton Fol Drejt.