Dikur boshnjakët ishin populli më i prekur nga lufta duke pushtuar portat e Europës si refugjatë nga Lufta e tmerrshme e Bosnjës e Hercegovinës mes kroatëve, boshnjakëve dhe serbëve; kurse sot janë rreth 3000 refugjatë nga Lindja e Mesme që nodhen nën mëshirën e ftohtë të Bosnjës për të shpresuar daljen drejt BE-së.
Ata tentojnë me tenda plastike për t’u mbrojtur nga bora, temperatura është zero gradë celsiuz. Disa burra thjesht janë sëmurë. 800 janë pa kulm mbi kokë pas djegjes së kampit Lipa në veriperëndim të vendit, informon foldrejt.com, lajmin e mediave ndërkombëtare.
Ata që kanë tentuar të ikin drejt Kroacisë, janë përmballur me dhunën e policëve kroatë, duke i kthyer mbrapsht të rrahur keq.
Pas djegjes së kampit Lipa, refugjatët shkuan drejt Bihac, ku policia nuk i lejoi brenda qytetit, duke i detyruar të kthejnë pas. Disa qindra sosh, arritën që të vendosen në mes të refugjatëve tjerë.
Për të shpëtuar nga ngrirja refugjatët në Bosnjë, mundësia e vetme shfaqet rihapja e kampit Bira, që qeveria e mbylli gjatë verës. Por kantoni Una-Sana, refuzon katërcipërisht hapjen e asaj që e mbylli. Sëpaku ne ballkanasit duhet të kemi një zemër më të butë ndaj fatkeqëve, pasi vetëm përpara disa dekadash ne ishin në situatën e tyre si pasojë e ekspansionit të pamëshirshëm serb./Foldrejt.com