Presidenti palestinez Mahmud Abas ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Izraelin dhe SHBA-në, pas përcaktimit të së ashtuquajturës “marrëveshja e shekullit” të presidentit Donald Trump, të bërë publike në Shtëpinë e Bardhë.
Ngjashëm edhe Liga Arabe me 22 shtete sot në Kairo i tha njëzëri jo planit të Trumpit, në një moment kur disa shtete arabe veç e kishin mbështetur më parë. Ata në një deklaratë të përbashkët theksuan se janë pranë popullit palestinez dhe paralajmërojnë izraelitët që të mos përdorin forcë në implementimin e së ashtuquajturës marrëveshja e shekullit.
Abas në fund tha se ai nuk do mbetet kurrë pjesë e historisë së dhimbshme të Palestinës, si “personi që ka shitur Jeruzalemin”.