Izraeliti Pnhas Zahavi (70) është njëri ndër personat më me ndikim në botën e futbollit. Ai solli Neymar në Paris, prishi kontratën e Levandovskit nga Bajerni dhe është i përfshirë në shumë kontrata të talenteve të sapo zbuluara, shkruan “Der Spiegel”. Jo më kot edhe javorja britanika The Observer, Zahavit i referohet si “first and only super-agent” në futboll.
70 vjeçari është njeri fantom. Refuzon thuajse çdo ofertë për intervistë. Kontratën e parë të futbollit si agjet e ka kryer në 1970. Marrëveshjet e tij janë gjakftohta dhe duhet të arrijnë qëllimin e tij.“Robert Levandovski ishte dhe do jetë sulmuesi më i mirë në botë,” i shkruante Zahavi agjentit të polakut, Mike Barthey. “Por ai nuk ka kuptuar biznesin e futbollit.”
Për marrëveshjet e tij, Zahavi, shpesh di të përdorë forcën me ndërmjetësit tjerë gjigantë si anglezo-iranianin Kia Joorabchian, agjentin portugez Jorge Mendes ose Fali Ramadani nga Tetova e Maqedonisë i cili ka akses në tregun e futbollit në Europën juglindore, përcjell foldrejt.com. Zyrtarisht Zahavi ka shkruar se kryesisht është aktiv në Amerikën Jugore dhe Angli. Ai ka firmë juridike në Brazil dhe Izrael për ti dhënë mbështetje legale. Ata, vërtet kanë shumë punë për të bërë.
Kontrata e Neymar, fytyra e vërtetë e Zahavit
Në ndër marrëveshjet më spektakulare të Zahavit është kryer verën e kaluar. Në 23 korrik 2017, 10 ditë përpara transferimit të Neymar në Paris Saint-Germain, bosat e klubit francez morrën vesh se krahas të atit të brazilianit do qëndrojë i ulur edhe Zahavi – si agjent i dytë i negociatave.
Sipas kontratës, ai do merrte 10.7 milion euro deri 2022. Nëse kontrata e Neymar do vijonte deri 2023, atëherë ai do përfitonte edhe dy milion euro shtesë.
Toni i Zahavit gjatë bisedës ishte agresiv. Njëherë bile i ra me grusht tavolinës.
“Pra, dëgjoni: Unë kreva transfertën më të madhe në historinë e futbollit. Nuk ka marrëveshje të madhe në botë ku unë nuk jam i përfshirë,” tha agjenti. “Nuk ka vend në futbollin ndërkombëtar, ku unë nuk kam ndikim dhe pushtet.”
Zahavi thotë shkurt dhe tani e besojmë të gjithë….sëpaku edhe për pak kohë: “Unë jam njeri i fuqishëm, unë kam pushtet.”/Foldrejt.com