Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga breshri në rajonin e Girona.
Breshëri prej 10 centimetrash shkaktoi lëndime të tjera dhe sipas meteorologëve spanjollë është breshri më i madh në rajon në 20 vjet., shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Gjithçka ndodhi mëngjesin e së martës 30/08 kur foshnja që ndodhej jashtë u godit në kokë nga breshëri i madh. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe fatkeqësisht humbi betejën mëngjesin e sotëm.
Departamenti i zjarrfikësve mori dhjetëra thirrje për më shumë se 28 persona të plagosur, ndërsa shumë rrugë dukeshin si një peizazh i bombarduar. Një valë moti i keq ka përfshirë Spanjën ditët e fundit./FolDrejt/