Hollanda dhe Belgjika kanë ndërprerë fluturimet drejt Britanisë së Madhe, kurse një vendim të tillë pritet së shpejti të marrë edhe Gjermania.
Kjo ndalesë erdhi pasi dje, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe një grup shkencëtarësh deklaruan se në vend është zbuluar një lloj i ri i virusit, që është 70 përqind më shumë ngjitës (infektues), informon foldrejt.com.
Varianti i ri është quajtur si VUI-202012/01 dhe është hasur përherë të parë në Londër, ndërsa zona më e prekur është juglindja e kryeqytetit. Rastet po shtohen frikshëm.
Kjo ka sjellë edhe karantinimin total të Londrës, pikërisht në prag të festave të fundvitit./Foldrejt.com