Ylli i WNBA, Brittney Griner zbarkon në Shtetet e Bashkuara pasi ishte pjesë e një shkëmbimi të profilit të lartë të të burgosurve pas gati 10 muajsh burgim në Rusi, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Rusia e liroi Grinerin në një shkëmbim për Viktor Bout, një tregtar rus armësh, i cili po vuante një dënim 25-vjeçar në SHBA.
Një amerikan mbetet ende në paraburgimin rus, ish-marinsi amerikan Paul Wheelan, i cili ka qenë në burg për katër vitet e fundit.
SHBA nuk arriti të fitonte lirinë për një tjetër amerikan, Paul Whelan, i cili është burgosur për gati katër vjet për spiunazh./FolDrejt/