Keni vendosur të siguroheni? Duhet të dini se keni bërë zgjedhjen më të mirë për të mbrojtur të ardhmen tuaj nga rreziqe që sjellin ngarkesa financiare për ju, familjen tuaj apo biznesin tuaj!
Ju mund të bleni polica të sigurimeve duke kontaktuar kompanitë e sigurimeve apo agjentët e kompanive të sigurimeve, por, ju nuk e dini nëse mbulesat dhe primi i ofruar janë më të mirat për ju, së fundmja këta janë të angazhuar të mbrojnë interesin e kompanisë.
Mund të bleni polica të sigurimeve online, por kjo do të thotë se ju jeni duke u konsultuar vetëm me vetveten tuaj për një çështje mjaft komplekse dhe shumë të rëndësishme për ju!
Ose mund të bleni polica të sigurimeve duke u mbështetur në këshillat profesionale të një kompanie e cila bashkëpunon me shumicën e kompanive të sigurimeve, i cili ju ofron falas:
Konsulencë për kuptimin e nevojave tuaja;
Analizë dhe vlerësim të rrezikut tuaj për të qenë saktësisht të mbuluar;
Panoramë mbi ofertat e tërë tregut për të gjetur ofertën më të favorshme ekonomikisht;
Krahasim dhe analizë të ofertave për të qenë të sigurt se blerja e juaj është më e favorshmja;
Shërbim për të gjitha çështjet të sigurimeve që ju garantonkomoditet dhe kursim të kohës;
Menaxhim të kontratës të sigurimit për të garantuar mbarëvajtjen e suksesshme;
Asistencë në rast dëmi 24/7;
Përgjegjësi ligjore për gabime dhe lëshime që mund të ju dëmtojnë;
Ai është brokeri, dhe kur bëhet fjalë për broker të sigurimeve zgjedhja më e mirë është ShieldBrokers, kompani e cila vetëm në vitin 2017 ka ndërmjetësuar mbi 1,000 polica të sigurimeve me vlerë të primit mbi 1 milionë euro për një total të rrezikut të menaxhuar mbi 500 milionë euro duke përfaqësuar interesat e kompanitë më të mëdha në tregun kosovar.
ShieldBrokers është kompani anëtarë e rrjeteve më të mëdha botërore të brokerave të sigurimeve siç janë “RenomiaEuropeanPartners”, “GrECo” dhe “Aesis” duke garantuar klientëve të tij shërbime në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare për të gjitha llojet e sigurimeve (Pronë, Shëndetësor, Përgjegjësive, Garancioneve, Kasko, etj..).
Përzgjedhja nuk është më dilemë!
ShieldBrokers, siguruesi më i mirë është brokeri i juaj i sigurimeve!