Duket që presioni ndërkombëtar nuk ka mundësuar Maqedoninë Veriore dhe Bullgarinë të gjejnë gjuhë të përbashkët, për atë që thonë se është edhe “histori e përbashkët”.
-Në 17 nëntor nuk do të merret vendimi për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Unë nuk do ta quaja si veto, por një prolongim, theksoi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev.
Në anën tjeter kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se ky vendim është disi i pritur dhe ai ka përgatitur qytetarët e tij.
“Prolongim të procesit, gjithçka varet prej Shkupit. Në qoftë se vendosin të ndryshojnë mendimin e tyre, të ndalojnë me falsifikimin e historisë dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes, atëherë ka zgjidhje tjetër. Megjithatë, është pak e besueshme se kjo do të ndodhë ditëve në vazhdim” tha Kovaçev.
Eurodeputeti, përcjell BGNES, nuk dëshiron të japë një afat se kur mund të ketë zgjidhje të mosmarrëveshjes, mirëpo nuk e përjashton që Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2021.
“Në marrëveshjen, është e shënuar se kemi të përbashkët, mirëpo jo histori të ndarë apo paralele, në këtë që inzistojnë maqedonasit. Ata nuk kanë çka të frikësohen dhe të ikin nga e vërteta. Pranimi i fakteve historike nuk do të ndryshoje identitetin e tyre” theksoi Kovaçev.
“Ata nuk mund të na thonë neve se ka dy të vërteta. Këtu nuk bëhet fjalë për histori antike për të cilën mund të ketë perceptime të ndryshme, mirëpo për historinë për të cilën ka mjaftueshëm burime dhe dokumente” shtoi eurodeputeti.