Vetoja bullgare mbi Maqedoninë e Veriut llogaritet për kontestin historik, konkretisht për historinë e përbashkët dhe se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes perëndimore, informon foldrejt.com. Megjithatë, tashmë Bullgaria shfaq edhe aspektin e “viktimës” ose defansivës kundrejt shtetit të vogël maqedonas. Kjo lidhet kryesisht me të ashtuquajturin minoritetin maqedonas në Bullgari.
“Maqedonia e Veriut është zotuar që të mos ketë kërkesa minoritare në Bullgari. Kjo në fakt do të thotë se një e treta e banorëve të Bullgarisë, banorët e rajonit Pirin Maqedonia, janë pjesë e minoritetit. Kjo është absurde! Ata njerëz kurrë nuk do e pranonin atë,” tha ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva, për euronews.com, përcjell foldrejt.com.
Zakharieva shtoi se një e treta deri një e katërta e banorëve të Bullgarisë së sotme janë pasardhës së bullgarëve maqedonas – refugjatë nga rajoni i Maqedonisë në Greqinë Veriore dhe Maqedonisë Veriore.
Gjeografikisht Maqedonia është një territor që përfshin pjesë të Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe pjesë të vogla të Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Identiteti i sllavo-ortodoksëve shpesh ka qenë fluid, andaj shumë pasardhës të tyre sot pretendojnë se janë edhe serbë, edhe maqedonas edhe bullgarë. Një përçarja që vështirë se do gjejë zgjidhje./Foldrejt.com