Është shumë e trishtueshme të shohësh se për shkak të luftërave, shumë ushtarë që i shërbejnë popullit të tyre humbasin jetën, duke lënë familjet e tyre në mëshirën e dëshpërimit dhe pafuqisë. Edhe më e trishtë është kur ka fëmijë, të cilët kurrë nuk do të jenë me fat sa të rriten me të dy prindërit.
Todd Ëeaver i përkiste Ushtrisë Amerikane dhe, fatkeqësisht, humbi jetën për shkak të një shpërthimi ndërsa ishte në Afganistan për të luftuar. Kjo ishte me të vërtetë një goditje ndaj gruas së tij Emma-s dhe vajzës së tyre të vogël Kylie, vetëm 9-muajshe, e cilat do të duhet të rritet pa babanë e saj.
Todd kishte një varrim të denjë për një hero që i shërbeu popullit të tij dhe humbi jetën për të. Për fat të keq, ai nuk kishte mundësi të fliste me Emën para se kjo të ndodhte…
Pak ditë më vonë funeralit të dhimbshëm, ushtria i dorëzoi Emës sendet personale të burrin e ndjerë dhe mes tyre kishte edhe një kompjuter portativ. Kur gruaja vendosi ta hapë atë, ajo pa se ekran kishte dy letra që në veçanti tërhoqën vëmendjen e saj, njëra ishte quajtur “E dashur Emma” dhe tjetra “E dashur Kylie”.
Ishte sikur burri të kishte patur një parandjenjë të keqe, të mjaftueshme për ta shtyrë atë për të shkruar dy letra për dy dashuritë e tij. Duke ditur se ai ishte vazhdimisht në rrezik, nuk donte të humbasë mundësinë për t’i thënë lamtumirë gruas dhe vajzës së tij, e t’u tregonte se sa i donte ato.
Këtu janë dy letrat që Todd i la Emës dhe Kylie-t:
“E dashur Emma, dashuria e jetës time,
Nëse po e lexon këtë letër tani, kjo është për shkak se fati na ka ndarë fizikisht, për fat të keq, nuk mund t’ju tregoja edhe një herë, personalisht, sa ju dua dhe çfarë rëndësie keni patur në jetën time.
Edhe pse jeta na ka ndarë, unë gjithmonë do të jem aty për t’u kujdesur për ju. Ji e fortë dashuria ime, mundet të mos jem fizikisht, por shpirti dhe zemra ime do të jenë atje.
Gjërat ndodhin për ndonjë arsye, nuk duhet të harxhosh kohë për të kuptuar se çfarë më ka ndodhur, ngushëllohu duke menduar për kohën e çmuar që bashkë kemi ndarë, për faktin se ne e kemi dashur njëri-tjetrin si asnjë tjetër dhe se princesha jonë ka lindur nga dashuria jonë.
Njohja me ty ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time, diçka të mirë duhet të kem bërë për të merituar një grua kaq të bukur, të mirë dhe të dashur. I ruaj në zemër të gjitha momentet që kemi kaluar së bashku. Jeta me ty ishte më e mira, edhe pse jeta ime ishte shumë e shkurtër. Ëndrrat e mia janë bërë të vërteta, veçanërisht ëndrra e martesës me gruan më të mrekullueshme dhe më të përsosur në botë: Ty. Një grua që mundi të më habiste çdo ditë, që më dha gjithë dashurinë e saj dhe që më dha dhuratën e të qenit baba.
E di që ditët e ardhshme do të jenë shumë të vështira për ju, por ju lutem të jeni të fortë, bëje atë për vajzën tonë; lotët tuaj nuk do të më kthejnë dhe unë nuk dua që ju të vuani, përkundrazi, dua që të jetoni, të jeni të lumtura dhe të jeni në gjendje të buzëqeshni përsëri. Unë kisha gjithçka nga jeta, gjërat më të çmuara janë ti dhe vajza jonë, ç’mund të kërkoj më shumë? Ngushëllohuni nga kujtimet tona dhe çdo herë që ndihesh keq, shiko vajzën tonë, në të do të shohësh mua.
Foli për mua dhe tregoji asaj se sa shumë e kam dashur, thuaji se jam ndjerë njeriu më i lumtur në botë, kur kam dëgjuar për ardhjen e saj dhe se kur e mbajta në krahët e mi u ndjeva njeriu më i lumtur në univers. Tregoji asaj që unë e mbaj në zemër pamjen e saj të butë dhe të ëmbël dhe se buzëqeshja e saj është gdhendur në mendjen time.
Tregoji gjithashtu se babi gjithmonë do të kujdeset për të nga qielli, i cili do të festojë me çdo fitore të saj dhe që në heshtje do të gjej fjalët e mia të inkurajimit kur ajo të ndihet e rrëzuar.
Ju jeni dy dashuritë e mia të mëdha, jeta ime pa ju nuk do të kishte të njëjtin kuptim. Unë të dua me të gjithë zemrën time Emma dhe për këtë nuk dua që ti të kesh ndonjë hezitim të bësh atë që duhet të bësh për të qenë e lumtur. Asnjëherë mos i moho vetës ndonjë mundësi që do të shfaqet në rrugën tënde, një grua e mrekullueshme si ti meriton të rizbulojë lumturinë, gëzimin dhe dashurinë. Tani për tani, ndoshta, do të duket e pamundur, por duhet të kesh besim, nga lart ju do të keni bekimin tim për çdo hap që merrni.
Ty dhe vajzën tone e pret një jetë e mrekullueshme, unë ju siguroj, edhe nëse sot ju shihni gjithçka të zezë, së shpejti dielli do të shkëlqejë përsëri. Faleminderit që më ke bërë njeriun më të lumtur, faleminderit për kohën që ndaje me mua dhe të falënderoj që më keni dhënë gjënë më të çmuar që ke: Zemrën tënde.
Të dua nusja ime e bukur, e do të të dua në përjetësi!
Bashkëshorti yt Todd”.
Kjo është letra emocionale që burri i shkroi gruas së tij, duke u ndjekur nga ajo për vajzën e vogël prej vetëm 9 muajsh:
“Vajza ime e bukur e vogla Kylie,
Ndoshta kur të rritesh nuk mund të jesh në gjendje të më mbash mend, sepse unë do jem larguar kur ti ishe ende shumë e vogël, vajza e bukur që vodhi zemrën time që nga momenti që e mora në krahët e mi për herë të parë dhe që më ka magjepsur me sytë e tu të mrekullueshëm.
Dua që të dish se unë do t’ju dua përgjithmonë me gjithë zemrën time dhe se nga qielli do të kujdesem për ju dhe do t’ju udhëheq në çdo hap.
Kur nëna jote më tha se do të bëhesha baba, ndihesha si njeriu më fatlum dhe më i lumtur në botë, për mua ti je dhurata më e madhe. Ka dy ditë me të vërtetë të çmueshme në jetën time që unë do t’i ruaj me xhelozi në zemrën time për gjithë përjetësinë; ditën që takova nënën tënde dhe ditën ti linde.
Fytyra jote e bukur e vogël e bëri zemrën time të shkrihet nga dashuria. Unë nuk u ndjeva i plotë deri në ditën kur të mora në krahët e mi.
Ti nuk e di se sa më lëndon mua që nuk jam në gjendje të të shoh që rritesh, por mos harro se unë kam shkuar vetëm fizikisht, shpirti im dhe zemra ime do të jenë gjithmonë me ju. Kur të të mungoj, shiko qiellin, në disa yje, apo ndoshta me një frymë ere, do të të bëj të ndjesh praninë time.
Tani ke një baba që të do thellësisht nga qielli dhe që gjithmonë do të kujdeset për ty, gjithashtu je me fat që ke një nënë të mrekullueshme që gjithmonë do të bëjë një punë të mrekullueshme. Mos harro të sillesh mirë me të dhe ta ndihmosh atë sa më shumë të jetë e mundur, të mbështetesh tek ajo, unë e di se ajo gjithashtu mund të jetë një shoqe e shkëlqyer.
Kurrë mos harro Zotin dhe mos mendo kurrë se ai më mori, pasi ne të gjithë kemi një mision në jetë dhe ju duhet të kuptoni se imi ka mbaruar. Mos harro të lutesh para se të shkosh për të fjetur vajza ime e bukur, unë do t’i dëgjoj dhe mos harro të jesh e sjellshme dhe bujare me njerëzit rreth teje, sepse atë që mbjell, atë korr!
Për fat të keq, nuk do të jem atje për të të ndjekur në triumfin e shkollës, por të siguroj se do të jem shumë krenar për ty, prej këtu unë do t’ju duartrokas dhe do të festoj. Mëso gjithçka që mundesh, ji e zgjuar, lufto dhe këmbëngul për të arritur suksesin që dëshiron. Kur të rrëzohesh, mos u merakos, ngrihu dhe provo përsëri, babi gjithmonë do të jetë me ty në çdo kohë.
Unë e di se ke një të ardhme premtuese dhe të shkëlqyeshme para, jeta do të të rezervojë disa gjëra shumë të bukura.
Mos harro se kudo që do të jesh, unë do të jem atje dhe gjithmonë do të jem pafundësisht mirënjohës që jam babai yt dhe shumë krenar për ty.
Ti dhe nëna jote do të jeni gjithmonë dashuritë e mia të madhe.
Me gjithë dashurinë në botë, babai yt krenar”.
Edhe pse asgjë nuk mund të kompensojë humbjen e Emma-s dhe Kylie-t, ata të dyja do të jenë në gjendje për të gjetur një guxim të vogël në këto letra, ku Todd ishte në gjendje për të gjetur forcën për të thënë lamtumirë për të dy dashuritë e tij të mëdha.
Sigurisht, Todd ishte një njeri i madh, gjithë dashuria jonë shkon tek familja e tij.
A nuk mendoni edhe ju se fjalët e këtij njeriu janë të mrekullueshme? /rrotull.al