Një ankuese me shtetësi kosovare ka raportuar në polici se është kryer një vjedhje në shtëpinë e saj.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 23 janar, saktësisht rreth orës 03:30, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, personat e panjohur kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e ankueses prej nga kanë vjedhur një laptop.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërkaq po kryhen edhe hetime në lidhje me rastin./FolDrejt/