Të lëngshme dhe të shijshme, të pasura me antioksidues të fuqishëm, sidomos me pigmentin antocianinë, i cili luan rol shumë të rëndësishëm në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, mjedrat janë shumë të shëndetshme dhe shëruese.
Kokrrat e pjekura janë burim i pasur për taninë dhe pektinë, acide të mollës, limonit, hekur, vitamina C, kalium, magnez, fosfor, bakër, vitamina të grupit B.
Glukoza nga mjedrat janë burim i energjisë, ndërsa që fruktoza luan rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit. Përmbajnë edhe sasi të madhe të fibrave bimore, prandaj sugjerohen atyre personave që kanë mundime me kapsllëkun, sepse kanë efekt prej një laksativi.
Lëngu i mjedrave ndikon mirë në punën e qelizave të mëlçisë, duk e mbrojtur nga rreziqe të ndryshme. Konsumimi i rregullt i kësaj “super-peme” përmirëson edhe qarkullimin e gjakut, ndikon pozitivisht në sistemin nervor, pakëson lodhjet dhe përmirëson kujtesën.
Përpos frytit, veti shëruese ofron edhe gjethja e saj.
Çaji nga gjethet e mjedrave sugjerohet te gjakrrjedhja e lukthit, inflamacionet e zorrëve dhe problemet kronike me zorrën qorre.
Ky lëng njëkohësisht pastron edhe gjakun, pakëson apo shëron skuqjet në lëkurës dhe ndryshimet tjera në lëkurë, ndërsa që është i dobishëm edhe në shërimin e anemisë. Ndikon edhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, e mjekët popullorë e sugjerojnë për shërimin e paradentozës.