Çamëria amanet i të gjithëve
Çamëria edhe si emër gati asht harru,
sikur asht haram me u kujtu!
A thu këtë Çamëria e meriton,
që të flitet askush nuk guxon?
Vallë ç’asht kjo përgjumje që na ka kaplu,
që në mend s’na bie Çamërinë me kujtu!
Në kanalet televizive rrallë ndonjiherë,
si lypsi i turprum troket në derë,
që dikush ndonji gja me i dhanë,
me kokë ulë largohet:Më fal, duke thanë!
Çështja Çame s’asht vetum për çam,
asht për secilin që shqiptar thotë jam!
Për Çamërinë, politikanët nuk mendojnë,
oreksi u prishet kur e kujtojnë,
prej tyre hajr kurrë nuk pritet,
mesa nga hithat mjaltë qitet!
Çamëria asht amanet, kurrë s’duhet harru,
përndryshe vetes, kot shqiptar i thu!
Këtë betim Greku le ta dijë,
se për Çamërinë dita do të vijë!
Burhan Fili /FolDrejt.com/