Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha sot se klubi madrilen është më i madhi në botë dhe shtoi se nuk po mendon për vazhdimin e kontratës me nënkampionin spanjoll, siç raportojnë mediat në Madrid.
Lojtarët e Real Madridit do të presin nesër skuadrën e Napolit në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit C të Champions League në Madrid.
Ancelotti ishte trajner i Napolit nga maji 2018 deri në dhjetor 2019. Në dhjetor 2019, ai u shkarkua nga Napoli disa orë pasi klubi nga Napoli mundi Genkun dhe u kualifikua në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.