Duket se Greqia akoma nuk e ka tejkaluar krizën financiara, pasi prej marrjes së borxheve të mëdha nga Bashkimi Europian, janë rritur hendeqet mes të pasurve dhe të varfërve, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar ne Euronews.com.
Media tregon edhe rastin e një emigranti shqiptar, i cili prej 30 vjetësh jeton dhe punon në Greqi. Tashmë ai duhet të punojë si shofer 13 orë në ditë, për të fituar 52 euro në ditë. Katër euro në ditë.
“Unë dua të mbështes familjen time,” thotë ai.
Pabarëzia mes klasës së lartë dhe të mesme është rritur mjaft dy vitet e fundit. Dallimi është mjaft i madh, aq sa është e vështirë të flitet për klasën e mesme. Tashmë çdo i treti grek është i kërcënuar nga varfëria./Foldrejt.com