(analizë librit të autorit Warren Dockter)
Ndonëse pikëpamjet e Çerçillit (Kryeministrit të Britanisë së Madhe në periudhën e luftës së dytë botërore) janë të një rëndësie të vogël për botën e sotme, për ata që dëshirojnë të fitojnë njohuri shtesë për Lindjen e Mesme dhe angazhimin e Perëndimit ndaj Islamin dhe popullsisë muslimane, ky është një libër që katergorizohet në ato që quhen “duhet të lëxohet” (must read). Ajo që bën ky studim, është fakti se në mënyrë të shkëlqyeshme i nënshtrohet qëndrimeve mikroskopike të Çerçillit në një subjekt interesant duke shpjeguar më mirë mendimet dhe veprimet e tij në raport me Islamin.
Shekullin e kaluar politikanët perëndimorë, nuk ishin aq të qartë sa i përket kulturës dhe politikës islame. Por edhe atëherë, si tani, kjo nuk i pengonte perëndimorët të bënin deklarata në ajër dhe pa bazë rreth botës islame ose të formulonin politika ndaj shoqërisë muslimane dhe për të vepruar lehtësisht brenda tyre. Madje edhe një njeri si Winston Çerçill, një njeri me inteligjencë intensive i cili shfaqi një interes të qëndrueshëm ndaj religjionit Islam, thjesht nuk kishte një njohuri të thellë, të mjaftueshme ose objektive ndaj islamit.
Perandoria Osmane rregullisht ndërthurte politikën e perandorisë me politikën e jashtme të Britanisë së Madhe (duke pasur kohë pas kohe edhe përplasje) dhe kjo ndikoi në ndërgjegjësimin e publikut për linjat ndarëse mes lindjes dhe perëndimit, islamit dhe krishterimit. Por edhe pozicioni i Perandorisë Britanike ndaj “fuqisë muslimane” nuk ishte kurrë larg mendimeve të shtetasve të saj.
Duke shqyrtuar gjithë karrierën e Çerçillit, Dockter ofron një kuptim të nuancuar të qëndrimeve të tij ndaj popullit musliman, kulturës dhe politikës së tyre. Dhe gjithmon sipas tij, qëndrimet e Çerçillit ishin të ndikuar nga entuziazmi i tij i gjallë, si dhe nga perceptimi, inteligjenca, gjykimi dhe zemërgjerësia e fokusuar. Sidoqoftë, besimet e tij thelbësore në dobinë e Perandorisë Britanike, superioritetit britanik dhe nevojës për të vepruar në interes të vendit të tij, kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në këto qëndrime. Ndonjëherë, parimi dhe logjika intelektuale janë kompromituan nga domosdoshmëritë e përshtatshmërisë politike.
Çerçilli ishte tepër i sigurt në njohurinë dhe vetëkënaqësinë e tij kur shqiptonte çështje të larta (siç janë fetë botërore) dhe punët intime të njerëzve të cilëve kurrë nuk i kishte takuar, studiuar apo kuptuar. Ndërsa Dockter është i lumtur të pohojë se “magjepsja e Çerçillit me Islamin është provuar të jetë estetike dhe kaluese. Njohuritë e tij mbi Islamin u bazuan kryesisht në nocionet Viktoriane, duke romanizuar stilin e jetesës dhe kulturën e nderit të fiseve beduine të shkretëtirës. Si rezultat, Çerçilli kurrë nuk ka fituar një kuptim më të thellë të Islamit”.
Qëndrimet dhe veprimet e Çerçillit ishin paradoksale dhe komplekse, por nuk mund të kishin qenë ndryshe sepse edhe ai ishte një produkt i sfondit dhe kohës së tij, siç pohon Dockter; Idealet dhe politikat e Çerçillit u filtruan përmes nevojave të vendit të tij, siç i perceptonte ato. Ndoshta interesi më fundamental i Çerçillit në Islam ishte shkalla në të cilën muslimanët mund të ndihmonin ose pengonin interesat e Perandorisë Britanike.