Pse Europa lindore ka më pak vdekje se ajo perëndimore?, është pyetja e medias më të klikuar zvicerane Blick.ch.
Për krahasim:
Spanja: 17’800 vdekje, Italia: 20’500 vdekje, Franca: 15’000 vdekje, Britania e madhe: 11’400 vdekje.
Slovakia: 2 vdekje, Letonia: 5 vdekje, Çekia: 143 vdekje, Hungaria: 122 vdekje, Lituania: 24 vdekje, Polonia: 245 vdekje, Rumania: 331 vdekje.
Si arsye e parë rënditet se vendet lindore shëtisin më pak rreth botës, por poashtu ndikuar edhe nga organizimet e karnevaleve dhe evenimenteve të mëdha sportive, që çdoherë gjejnë terren më të madh në Europën perëndimore.
Poashtu, vendet lindore morrën masa shumë shpejt duke mbyllur shkollat dhe shpallur gjendjen e krizës.
Perëndimi besoi teknikën
Nëse Çekia dhe Sllovakia mbylli shkollat në 12 mars, Britania e madhe mori masën e Lockdoën në 24 mars, pikërisht ku vendi numëronte 422 të vdekur.
Në ditën kur u ndaluan hyrjet-daljet nga Praga, kryeministri britanik Boris Johnson, tha se britanikët akoma mund të marrin pjesë në takimet publike. Johnson më pas duhej ta paguante me shëndetin e tij, duke u shtrirë për terapi intensive.
Poashtu, sipas një ankete, perëndimorët besonin se kanë të gjitha kushtet dhe masat teknologjike për të luftuar një pandemi. Andaj, ata pritën gjatë për mbylljen, që të mos ketë pasoja negative në ekonomi./Foldrejt.com