Një mit dhe e pavërtetë e madhe që qarkullon midis njerëzve është që nuk duhet të hani menjëherë pas ushtrimeve.
Por kjo është krejtësisht e gabuar! Në fakt, është mirë që të konsumoni ushqim sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të përfundoni stërvitjen tuaj.
Nëse kalon shumë kohë pasi keni përfunduar stërvitjen dhe ju nuk konsumoni ushqim, atëherë trupi juaj do ta depozitojë ushqimin si yndyrë në vend që të “ushqejë” muskujt, transmeton Klan Kosova.
Është e këshillueshme që ju të hani një vakt të vogël në mes të 30-60 minutave pas ushtrimeve.
Kjo periudhë quhet “ora e artë” pasi muskujt janë të prirur për të marrë lëndë ushqyese nga ushqimi dhe kështu kompensoni energjinë e humbur.
Çfarë të hani?
Shumë njerëz ndjehen shumë të uritur pas stërvitjes dhe kjo mund të shkaktojë ngrënie të tepruar dhe konsumimin e ushqimeve të gabuara.
Më e mira do të ishte që ju të konsumoni 50% të kalorive që i shpenzoni me ushtrime fizike. Pra, nëse keni djegur 600 kalori, duhet të konsumoni 300 kalori menjëherë pas stërvitjes.
Ushqimi që hani pas stërvitjes duhet të përmbajë proteina dhe vitaminë A për të ndihmuar në rimëkëmbjen e muskujve tuaj.
Karrota dhe lëng karrotash
Mango
Fruta të thata sikur kajsi
Arra, bajame, lajthi e të tjera
Speca të kuq
Patate
Spinaq
Vezë dhe bukë tosti
Jogurt me fruta
“Milk shake” ose “Banana shake”
Çokollatë me qumësht me pak yndyrë
Sanduiç me tuna
Konsumoni shumë lëngje. Në një orë stërvitje aktive, trupi juaj humbet rreth 4 gota uji.
Prandaj, përpiquni të konsumoni 500-600 ml ujë menjëherë pas stërvitjes. Nëse ju djersitni më shumë se normalja ose ushtroni kur moti është i ngrohtë, me djersë humbni elektrolitet dhe mineralet.
Prandaj mund të konsumoni “shake” për t’i rikthyer elektrolitet.