Lidhja e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) -të, është e vjetër, shkruan Fol Drejt.
Në vijim do t’i përmendim disa prej emrave të personaliteteve amerikane që kontribuuan në çështjen shqiptare.
-
- Në Konferenca e Paqes në Paris, 1919 – 1920, ishte Presidenti Thomas Woodrow Wilson, ai i cili e mbrojti Shqipërinë;
- “Kosova është vija e kuqe për ShBA-të, të cilën Serbia nuk guxon ta kalojë. Përndryshe, do të ballafaqohet me përgjigjen amerikane” – pat thënë Presidenti amerikan George Herbert Walker Bush (1924 – 2018);
- Më 1999 Presidenti Bill Klinton (William Jefferson Clinton, 1946), urdhëroi për ndërhyrje ushtarake të ShBA-ve për ta ndalur fushatën e spastrimit etnik në Kosovë, nga forcat paramilitare e militare serbe;
- Më 2007 Presidenti George Walker Bush Junior (1946), pat paralajmëruar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO;
- Edhe gjatë periudhës së Presidentit Barack Hussein Obamës (1961), “Shtëpia e Bardhë” e pat trajtuar çështjen e Kosovës, si të mbyllur dhe se Beogradit zyrtar nuk do t’i mbetej asgjë tjetër në të ardhmen, përpos që ta njoh Kosovën;
- Më 14 dhjetor të vitit 2019, Forcat e Sigurisë të Kosovës u transformuan në Ushtri të Kosovës. Kjo nuk mund të bëhej pa mbështetjen e administratës së Presidentit Donald Tramp (Donald John Trump, 1946).
Ua kujtojmë që gjatë viteve të 90-ta, çështja shqiptare e Kosovës u bë e njohur falë miqve amerikanë. ShBA-të, përveç që e përkrahën luftën për liri dhe pavarësi të shqiptarëve të Kosovës, ata dhanë një kontribut në krijimin e kapaciteteve shtetformuese pas 99-tës, shpalljen e pavarësisë, e së fundmi edhe krijimin dhe forcimin e Ushtrisë së Kosovës./FolDrejt/