Trupi është i përbërë nga 70% ujë, kështu që konsumimi i ujit në baza ditore është shumë i rëndësishëm.
Ja çfarë i ndodh trupit nëse pini 2 litra ujë në ditë:
Përmirëson metabolizmin: sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore amerikane, thuhej se nëse pini 8 gota ujë në ditë, për 12 javë trupi juaj do të funksionojë më mirë. Uji ju përshpejton metabolizmin, nxit procesin e tretjes dhe ju ndihmon të bini në peshë.
Lehtëson dhimbjet: dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, prandaj është shumë e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë çdo ditë.
Qëndroni të hidratuar: pothuajse 80% e njerëzve vuajnë nga dehidratimi, ose e thënë ndryshe 1 në 5 njerëz vuajnë nga ky kusht. Disa nga simptomat e dehidratimit janë: marramendje, paaftësi për t’u përqëndruar, dhimbje koke, probleme me gjumin etj.
Përmirëson lëkurën: sasia e duhur e ujit në baza ditore ju ndihmon të keni një lëkurë më të hidratuar dhe më elastike. Uji parandalon shfaqjen e rrudhave në periudhë të hershme.