Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan se nuk është koha për njohje nga ana e Serbisë, duke hedhur kritika ndaj qeveritarëve.
Hoti, me anë të një postimi në facebook, ka kërkuar nga Qeveria që t’i tregojë popullit se “ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia”
“Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, ka shkruar Hoti tutje./FolDrejt/