Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet o-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare./FolDrejt/