Erëra të fuqishme kanë përfshirë disa vende të Evropës, përfshirë Kroacinë dhe vendet për rreth këtij shteti. Gjithashtu edhe në disa rajone të Turqisë po mbreteron një mot i ligë i përcjellur me reshje dhe stuhi.
Moti në këto vende të cekura është shoqëruar me reshje të dendura bore, të shoqëruara me stuhi të fuqishme, ku si pasojë janë krijuar dëme të mëdha në ekonomi, raportohet edhe për viktima, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Dita e sotme mbi vendin tonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.
Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore. Parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine.
Edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit , por edhe pjesa qendrore gjithashtu do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s.
Parashihet edhe reshje bore të intensitetit të dobët , të cilat do të vazhdojnë edhe në pjesën e par të ditës së hënë, ku edhe erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së neserme.
Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius./FolDrejt/