Vizita e Derek Chollet në Kosovë dhe Serbi, është ndër më të rëndësishmet në muajt e fundit, meqë vjen pas një serie veprimesh të tensionuara dhe një krize të re të shkaktuar në procesin e dialogut, shkruan Fol Drejt.
Pas vizitës së djeshme në Prishtinë, Këshilltari i lartë i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Chollet, do ta vazhdojë “ekspeditën” e tij diplomatike në Beograd.
Në tryezat e takimeve në Prishtinë, siç edhe u mësua, qenë temat si: procesi i dialogut, plani evropian dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
U citua të ketë thënë qartë dhe shkurt se “marrëveshja ka në qendër njohjen reciproke” dhe se “ShBA-të nuk e përkrahin një Asociacion si Republika Serbe”.
Nga ana tjetër, zyrtarët më të lartë të republikës, kanë shprehur gatishmërinë që të mbesin të koordinuar me ShBA-të, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
“Presidentja Osmani tha se marrëveshja përfundimtare, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe arritjen e paqes së qëndrueshme e afatgjate në rajon. Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, që të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-në, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Presidentes Vjosa Osmani.
Vizita e parë diplomatike në Beograd nga Derek Scholl, këshilltar i lartë i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, do të jetë një nga më të rëndësishmet në muajt e fundit, pasi tregon se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së po ngrihet në një të re. në nivel, e pas Beogradit dhe Prishtinës, si dhe ndërmjetësuesve në bisedimet mes dy palëve, gjërat për të ardhmen e dialogut duhet të ishin më të qarta, thonë burime të Danas në qarqet diplomatike.
Chollet, një takim e realizoi edhe me Kryeministrin Albin Kurti, në të cilin u bisedua për nevojën e intensifikimit të veprimeve.
Pas vizitës në Kosovë, Chollet ia ka mësyrë Serbisë, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq. Në mediat nga Beogradi kjo po komentohet si një vizitë shumë e rëndësishme, nëpërmjet së cilës ShBA-të shprehin përkushtimin për rregullim të raporteve në Ballkanin Perëndimor.
“Disa prej bashkëbiseduesve nga qarqet diplomatike në Serbi deklarojnë se Cholet nuk do t’i “heqë veshët” dhe as do të kërcënojë askënd, sepse nivelet më të ulëta përdoren për presion dhe se “niveli i tij më i lartë” sjell edhe lajme të mira. Por mesazhet e Sholes do të jenë të qarta, thonë ata” – shkruan sot e përditshmja Danas.
Çështja e Kosovës, marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë në kontekstin e luftës së Ukrainës, nisma rajonale “Open Ballkan” do të jenë disa prej temave që pritet të shtrohen për diskutim në takimin me Vuçiqin.
Përndryshe në Beograd mbizotëron ideja se kësaj radhe “nuk do të ketë tërheqje për veshësh” por edhe lajme të mira për zyrtarët e lartë të shtetit serb. Në Kosovë veç që e konfirmoi mbështetjen e palëkundur, Qeverisë së Kosovës ia la edhe një detyrë në tavolinë:
“Që të dalë me propozime konkrete për asociacionin!”
After many calls and a meeting @StateDept in the past two years, I was glad to host @CounselorDOS Chollet and his team today at the Kosova Govt. We discussed the special relationship btw 🇽🇰 & 🇺🇲 and the importance of progress in the dialogue for mutual recognition w/ Serbia. pic.twitter.com/5Kv6L7Wgp2
— Albin Kurti (@albinkurti) January 11, 2023
Për njohësit e zhvillimeve në vend, vizita e Chollet është një dëshmi se ShBA-të po duan ta rikthejnë primatin e kryenegociatorit, pas përpjekjeve pa rezultate konkrete nga ana e të përzgjedhurve të Bashkimit Evropian.
Për politikologun Albinot Maloku çështja e Asociacionit duket të ketë qenë në qendër të bisedës ndërmjet delegacionit amerikan të prirë nga Chollet dhe Kryeministrit Kurti.
“Është ndoshta tema kryesore e vazhdimit të procesit të bisedimeve” – ka thënë ai. Për emisionin “Edicioni Special” – Maloku ka thënë se “isharetet” janë që Qeveria Kurti ta pranojë një version të Asociacionit, por ndërkohë është duke i munguar transparenca me opinionin publik. Për më shumë, sipas tij, opinioni ka filluar të përgatitet për këtë çështje dhe këtë ai e ka ndërlidhur me videon e fundit të publikuar nga Vetëvendosje! Meqë videoja kishte përmbajtje kryesisht propagandistike, nëpërmjet së cilët i rikujtohej qytetarit se kush ishin qeveritë e vjetra dhe e shërbente këtë të fundit me të arriturat gjatë qeverisë aktuale, kjo do të thotë shumë sipas Malokut.
Në anën tjetër në Beograd Chollet veç temave që ndërlidhen me Kosovën, raportet e Serbisë dhe Rusisë etj, pritet që ta diskutojë edhe çështjen e investimeve përmes Fondit Amerikan të Zhvillimit të krijuar në kohën e ish-presidentit Donald Trump.
Në të dy vendet mbizotëron bindja se pas kësaj vizite, procesi i dialogut do të fillojë me një ritëm të ri./FolDrejt/