fbpx
  • TË FUNDIT
Çfarë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit? A pati “tërheqje veshësh” për ballkanasit?

Çfarë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit? A pati “tërheqje veshësh” për ballkanasit?

12 Janar, 2023
Çiklisti francez Valentin Ferron mbeti i varur në urë, për pak ra në humnerë (VIDEO)

Çiklisti francez Valentin Ferron mbeti i varur në urë, për pak ra në humnerë (VIDEO)

3 Shkurt, 2023
Një grua shtatzënë dhe një foshnje 4-muajshe në mesin e të vdekurve në tragjedinë me migrantë në Mesdhe

Një grua shtatzënë dhe një foshnje 4-muajshe në mesin e të vdekurve në tragjedinë me migrantë në Mesdhe

3 Shkurt, 2023
Sport: Modriç e meritonte kartonin e kuq, por iu fal (VIDEO)

Sport: Modriç e meritonte kartonin e kuq, por iu fal (VIDEO)

3 Shkurt, 2023
Intervista ekskluzive e Escobar: Historia duhet të jetë e kujdesshme që të mos humbasë çështjet aktuale në Ballkanin Perëndimor

Intervista ekskluzive e Escobar: Historia duhet të jetë e kujdesshme që të mos humbasë çështjet aktuale në Ballkanin Perëndimor

3 Shkurt, 2023
Borrell takohet me ekipet ukrainase të deminimit në rajonin e Kievit

Borrell takohet me ekipet ukrainase të deminimit në rajonin e Kievit

3 Shkurt, 2023
Sa i fortë do të jetë Milani? Ibrahimović nuk është regjistruar për të luajtur në Champions League!

Sa i fortë do të jetë Milani? Ibrahimović nuk është regjistruar për të luajtur në Champions League!

3 Shkurt, 2023
Vriten 27 persona në Sudanin e Jugut në prag të vizitës së Papës

Vriten 27 persona në Sudanin e Jugut në prag të vizitës së Papës

3 Shkurt, 2023
Gabriel Escobar: Ky është shteti më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor

Escobar: Do të keni një Asociacion, është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës

3 Shkurt, 2023
Presidenti i Këshillit Evropian ka arritur në Kiev për samitin Ukrainë-BE

Presidenti i Këshillit Evropian ka arritur në Kiev për samitin Ukrainë-BE

3 Shkurt, 2023
Presidentja Osmani takon ministren e Punëve të Jashtme të Islandës

Presidentja Osmani takon ministren e Punëve të Jashtme të Islandës

3 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E premte, 3 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Çfarë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit? A pati “tërheqje veshësh” për ballkanasit?

Çfarë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit? A pati “tërheqje veshësh” për ballkanasit?

3 javë më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Çfarë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit? A pati “tërheqje veshësh” për ballkanasit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Vizita e Derek Chollet në Kosovë dhe Serbi, është ndër më të rëndësishmet në muajt e fundit, meqë vjen pas një serie veprimesh të tensionuara dhe një krize të re të shkaktuar në procesin e dialogut, shkruan Fol Drejt.

Pas vizitës së djeshme në Prishtinë, Këshilltari i lartë i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Chollet, do ta vazhdojë “ekspeditën” e tij diplomatike në Beograd.

Në tryezat e takimeve në Prishtinë, siç edhe u mësua, qenë temat si: procesi i dialogut, plani evropian dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexoni edhe..

Të “djegurit” e Ballkanit i bëjnë thirrje Kosovës: mos e pranoni asociacionin, mos u dejtonizoni!

Video/ Momenti kur deputetët opozitarë në Serbi, e sulmojnë Vuçiqin

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

U citua të ketë thënë qartë dhe shkurt se “marrëveshja ka në qendër njohjen reciproke” dhe se “ShBA-të nuk e përkrahin një Asociacion si Republika Serbe”.

Nga ana tjetër, zyrtarët më të lartë të republikës, kanë shprehur gatishmërinë që të mbesin të koordinuar me ShBA-të, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“Presidentja Osmani tha se marrëveshja përfundimtare, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe arritjen e paqes së qëndrueshme e afatgjate në rajon. Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, që të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-në, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Presidentes Vjosa Osmani.

Vizita e parë diplomatike në Beograd nga Derek Scholl, këshilltar i lartë i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, do të jetë një nga më të rëndësishmet në muajt e fundit, pasi tregon se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së po ngrihet në një të re. në nivel, e pas Beogradit dhe Prishtinës, si dhe ndërmjetësuesve në bisedimet mes dy palëve, gjërat për të ardhmen e dialogut duhet të ishin më të qarta, thonë burime të Danas në qarqet diplomatike.

Chollet, një takim e realizoi edhe me Kryeministrin Albin Kurti, në të cilin u bisedua për nevojën e intensifikimit të veprimeve.

Pas vizitës në Kosovë, Chollet ia ka mësyrë Serbisë, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq. Në mediat nga Beogradi kjo po komentohet si një vizitë shumë e rëndësishme, nëpërmjet së cilës ShBA-të shprehin përkushtimin për  rregullim të raporteve në Ballkanin Perëndimor.

“Disa prej bashkëbiseduesve  nga qarqet diplomatike në Serbi deklarojnë se Cholet nuk do t’i “heqë veshët” dhe as do të kërcënojë askënd, sepse nivelet më të ulëta përdoren për presion dhe se “niveli i tij më i lartë” sjell edhe lajme të mira. Por mesazhet e Sholes do të jenë të qarta, thonë ata” – shkruan sot e përditshmja Danas.

Çështja e Kosovës, marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë në kontekstin e luftës së Ukrainës, nisma rajonale “Open Ballkan” do të jenë disa prej temave që pritet të shtrohen për diskutim në takimin me Vuçiqin.

Përndryshe në Beograd mbizotëron ideja se kësaj radhe “nuk do të ketë tërheqje për veshësh” por edhe lajme të mira për zyrtarët e lartë të shtetit serb. Në Kosovë veç që e konfirmoi mbështetjen e palëkundur, Qeverisë së Kosovës ia la edhe një detyrë në tavolinë:

“Që të dalë me propozime konkrete për asociacionin!”

After many calls and a meeting @StateDept in the past two years, I was glad to host @CounselorDOS Chollet and his team today at the Kosova Govt. We discussed the special relationship btw 🇽🇰 & 🇺🇲 and the importance of progress in the dialogue for mutual recognition w/ Serbia. pic.twitter.com/5Kv6L7Wgp2

— Albin Kurti (@albinkurti) January 11, 2023

Për njohësit e zhvillimeve në vend, vizita e Chollet është një dëshmi se ShBA-të po duan ta rikthejnë primatin e kryenegociatorit, pas përpjekjeve pa rezultate konkrete nga ana e të përzgjedhurve të Bashkimit Evropian.

Për politikologun Albinot Maloku çështja e Asociacionit duket të ketë qenë në qendër të bisedës ndërmjet delegacionit amerikan të prirë nga Chollet dhe Kryeministrit Kurti.

“Është ndoshta tema kryesore e vazhdimit të procesit të bisedimeve” – ka thënë ai. Për emisionin “Edicioni Special” – Maloku ka thënë se “isharetet” janë që Qeveria Kurti ta pranojë një version të Asociacionit, por ndërkohë është duke i munguar transparenca me opinionin publik. Për më shumë, sipas tij, opinioni ka filluar të përgatitet për këtë çështje dhe këtë ai e ka ndërlidhur me videon e fundit të publikuar nga Vetëvendosje! Meqë videoja kishte përmbajtje kryesisht propagandistike, nëpërmjet së cilët i rikujtohej qytetarit se kush ishin qeveritë e vjetra dhe e shërbente këtë të fundit me të arriturat gjatë qeverisë aktuale, kjo do të thotë shumë sipas Malokut.

Në anën tjetër në Beograd Chollet veç temave që ndërlidhen me Kosovën, raportet e Serbisë dhe Rusisë etj, pritet që ta diskutojë edhe çështjen e investimeve përmes Fondit Amerikan të Zhvillimit të krijuar në kohën e ish-presidentit Donald Trump.

Në të dy vendet mbizotëron bindja se pas kësaj vizite, procesi i dialogut do të fillojë me një ritëm të ri./FolDrejt/

 

Tags: SerbiAsociacioniVizitaalbinot malokuCholletDerekSHBAKosoverusi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryeministri Kurti udhëton për në Austri, do të takohet me Kancelarin e Austrisë, Nehammer

Lajmi tjetër

Mënyra më e mirë e pastrimit të enëve metalike me metoda natyrale

Të ngjajshme

Të “djegurit” e Ballkanit i bëjnë thirrje Kosovës: mos e pranoni asociacionin, mos u dejtonizoni!
KRYESORE

Të “djegurit” e Ballkanit i bëjnë thirrje Kosovës: mos e pranoni asociacionin, mos u dejtonizoni!

3 Shkurt, 2023
Kosova (pa)republikë!
KOSOVË

Video/ Momenti kur deputetët opozitarë në Serbi, e sulmojnë Vuçiqin

2 Shkurt, 2023
Haradinajt dhe Gucatit, Specialja ua vazhdon paraburgimin deri në shpalljen e aktgjykimit
KOSOVË

Gucatit e Haradinajt iu zbutet dënimi

2 Shkurt, 2023
Kosova (pa)republikë!
KRYESORE

Kosova (pa)republikë!

2 Shkurt, 2023
Opozita përplaset me Vuçiqin në parlamentin serb: Po e fsheh propozimin…
KRYESORE

Opozita përplaset me Vuçiqin në parlamentin serb: Po e fsheh propozimin…

2 Shkurt, 2023
Time Kadrijaj e fton kryeministrin Kurti të bëhet pjesë e Big Brother
KRYESORE

Time Kadrijaj e fton kryeministrin Kurti të bëhet pjesë e Big Brother

2 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • Çiklisti francez Valentin Ferron mbeti i varur në urë, për pak ra në humnerë (VIDEO) 3 Shkurt, 2023
  • Një grua shtatzënë dhe një foshnje 4-muajshe në mesin e të vdekurve në tragjedinë me migrantë në Mesdhe 3 Shkurt, 2023
  • Sport: Modriç e meritonte kartonin e kuq, por iu fal (VIDEO) 3 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}