Në Angli kanë dalë zëra se drejtuesit e Chelseat tashmë po mendojnë për shitjen e lojtarit që mezi u transferua në klub verën e kaluar.
Drejtuesit e rinj të Chelseat kanë vërtetuar në më pak se një vit se racionaliteti dhe durimi nuk janë virtytet përcaktuese të mandatit të tyre. Gjithçka po ndodh me shpejtësi në klubin londinez, ndaj nuk duhen nënvlerësuar zërat që u shfaqën sot në disa media angleze dhe thonë se Chelsea tashmë po mbledh oferta për Raheem Sterling, i cili pritet të jetë një nga futbollistët kryesor të afatit kalimtar të verës.
Te Chelsea besojnë se Sterling nuk u tregua mjaftueshëm dhe nuk i meriton 330 mijë funte pagë javore, pra të jetë lojtari më i paguar në klub. Efekti i tij nuk është në përpjesëtim me pritjet, reputacionin dhe pagën, pasi Sterling shënoi gjashtë gola dhe dha tre asistime në 21 paraqitje, dhe Chelsea beson se do të ishte më e përshtatshme nëse një lojtari më të ri do t’i jepej një shans në sezonin e ri.
Sterling dikur ishte një dëshirë e madhe e Barcelonës, por aktualisht më së shumti interesohet Juventusi, i cili sigurisht që ka probleme me pagesën e dëmshpërblimit për një lojtar të këtij kalibri. Sipas Tuttomercatoweb, Juventusi do të ishte i gatshëm ta merrte në huazim, por edhe atëherë vetëm nëse Chelsea do të paguante një pjesë të pagës së tij./FolDrejt/