Todd Boehly dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë përfunduar ende me biznesin e tyre në janar, sipas 90min, me një mesfushor dhe një mbrojtës të djathtë ende në listën e tyre të blerjeve. Denzel Dumfries së fundmi është lidhur me një transferim në Stamford Bridge, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit të mësipërm, mbrojtësi i djathtë i Interit është objektivi kryesor i Graham Potter dhe bisedimet për një sulm të mundshëm gjatë dimrit janë duke u zhvilluar.
Raporti shton se ish-kampionët e Serie A janë gati të bisedojnë me Chelsean për Dumfries dhe ndërkohë që një ofertë zyrtare nuk është paraqitur ende, Blutë nuk janë shqetësuar nga vlerësimi prej 35 milionë funte i Interit për Dumfries. /FolDrejt/