Chelsea ka rritur interesimin e tij për mesfushorin e Evertonit, Amadou Onana, pasi mund të ketë dështuar në betejën për Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Raporti ka pohuar se Chelsea po tregon interes për Onanan dhe besojnë se Toffees mund ta shesin atë për shkak të problemeve me FFP. Onana humbi stërvitjen në fillim të kësaj jave dhe mendohet se është i mërzitur me situatën e tij në Goodison Park, me Everton që po lufton për mbijetesë. /FolDrejt/