Një gjykatë në shtetin amerikan të Kalifornisë gjobiti Chevron me 63 milionë dollarë pasi u zbulua se gjigandi i naftës varrosi një gropë me kimikate toksike në tokë të blerë nga një burrë që ndërtoi një shtëpi në të dhe më vonë u diagnostikua me kancer në gjak.
Kevin Wright, i cili ka mielomë të shumëfishtë, e ndërtoi shtëpinë e tij pa e ditur direkt mbi një gropë kimike pranë Santa Barbara në 1985, sipas padisë së tij, sipas AP, përcjell Fol Drejt.
Duke filluar nga viti 1974, një degë e Chevron në Kaliforni e përdori gropën për të prodhuar naftë dhe gaz, një proces që la në tokë kimikatin kancerogjen benzen, sipas dokumenteve të gjykatës./FolDrejt/