Kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, theksoi në seancën e sotme të Parlamentit Evropian se inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë.
Lagarde, në komitetin e Parlamentit Evropian për çështjet ekonomike dhe monetare, tha se inflacioni vjetor në eurozonë ra në 8.5 për qind në shkurt, shkak i një rënie të mprehtë të çmimeve të energjisë.
Ajo paralajmëroi se BQE-ja përballet me një “nivel pasigurie në rritje” dhe do të marrë një “qasje të bazuar nga të dhënat” për përcaktimin e normave të interesit, raporton British Guardian, transmeton Fol Drejt.