Shëbimi sekret amerikan CIA pas marrjes së provave nga kolegët e tyre turk MIT, beson se pas vrasjes së gazetarit me nam ndërkombëtar Jamal Kashaggi qëndron vetë princi i kurorës Muhamed bin Salman, përcjell foldrejt.com.
Burimet për Reuters thanë se CIA ka njoftuar qeverinë amerikane duke përfshirë Kongresin, për rezultatin e hetimeve, që bie në kundërshtim me deklaratat e A. Saudite se princi Mohammed nuk ishte i përfshirë.
Deklaratat e CIA-s, të publikuara fillimisht në Uashington Post, janë më të drejtpërdrejtat që lidhen me vrasjen e gazetarit Khashoggi.
Deri tani Shtëpia e Bardhë nuk ka dashur të komentojë rastin.
“Dyshimet në këtë përfundim nuk janë të vërteta. Ne vazhdojmë të kemi teori të ndryshme pa shikuar bazën e këtyre spekulimeve”, tha një zëdhënëse nga Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Arabia Saudite duhet të mbajë përgjegjësi për cdo përfshirje në vrasjen e gazetarit, por ai ka theksuar edhe rëndësinë e raporteve në mes të dy vendeve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Khashoggi, kolumnist i Washington Post dhe kritik i udhëheqësisë saudite është vrarë bazuar në një plan paraprak. Erdogan nuk ka bërë përgjegjës mbretin Salman, por figura të larta saudite – duke nënkuptuar Muhamed bin Salman.
Pak ditë më parë drejtësia arabe i dënoi të përfshirët në vrasjen e Kashoggi me dënim me vdekje. Por të dënuarit duhet vetëm të kenë ndjekur udhrat e dikujt nga lartë./Foldrejt.com