Ishte normale që natën e parë të zgjedhjeve amerikane, njëri nga kandidatët uronte kundërshtarin edhe përpara çertifikimit të rezultateve, duke shuar kështu shpresat byrokratike për zvarritje të procesit. Në rastin e fundit, Donald Trump (74, republikane) nuk ka uruar kundërshtarin Joe Biden dhe kjo hedh dyshime për të ardhmen e Shtëpisë së Bardhë, edhepse gati e gjitha bota ka uruar Biden (77, demokrat), informon foldrejt.com, duke u bazuar te media austriake Der Standard.
Megjithatë, ka një rrugë legale që Trump të mbetet akoma president i SHBA.
Si fillim, Trump mund të ankimojë në shumë shtete amerikane procesin zgjedhor dhe kjo do zvarriste edhe disa muaj çertifikimin përfundimtar të zgjedhjeve. Kjo mund të ndikojë në shmangjen e votimit të presidentit nga shtetet amerikane. Që të jemi të qartë, presidenti i ri amerikan zgjidhet përfundimisht në 14 dhjetor nga votat elektorale, por në shtetet ku njëra parti ka guvernatorin kurse tjetra dominon parlamentin, atëherë ligji i jep mundësi guvernatorit që të përzgjedhë kandidatë të tjerë nga parlamenti.
Me këtë rast, shefi i senatit, Mike Pence, mund të refuzojë votat e të përzgjedhurve, dhe të vendosë që presidenti i ardhshëm amerikan të zgjidhet nga Dhoma e Përfaqësuesve. Në këtë dhomë, demokratët kanë më shumë vota, por në bazë të shteteve përsëri prijnë republikanët – aty ku do votohej edhe presidenti i ri. Kështu që Trump mund të mbeste përsëri president legal i SHBA-së.
Një mundësi ligjore që nuk mund është shfrytëzuar kurrë./Foldrejt.com