Ushqimet pikante ose djegës mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, sëmundjet e zemrës, madje edhe me depresionin.
Megjithatë, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë dhe konsumi i tepërt mund të luajë një rol negativ në shëndetin tuaj, përcjell Fol Drejt.
Sipas një studimi shkencor, kapsaicina (një përbërës që gjendet tek ushqimet pikante) e konsumuar me bollëk mund të irritojë stomakun tuaj pas ngrënies. Simptomat përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre. Pra, nëse jeni tepër të ndjeshëm ndaj ushqimeve pikante, do të ishte mirë t’i ndërprisni.
Mund të shkaktojnë puçrra dhe ekzema
Kur ushqimi pikant krijon inflamacion në zorrë, ndonjëherë ai mund të shfaqet gjithashtu në lëkurë me skuqje, puçrra ose madje ekzemë.
Mund të shkaktojnë pagjumësi
Nëse preferoni një vakt të pasur me erëza, këshillohet ta konsumoni atë në drekë. Ushqimet pikante dhe acide mund shkaktojnë urth. Urthi është veçanërisht problematik për njerëzit me sëmundje të refluksit gastroezofageal.
Mund të shkaktojnë flluska dhe skuqje
Ushqimet pikante ngacmojnë receptorët në lëkurë që normalisht reagojnë ndaj faktorëve të jashtëm. Këta receptorë i përgjigjen ndryshimeve të temperaturës dhe stimulimit intensiv mekanik, të tilla si shtrëngimi dhe prerja, por ato gjithashtu përgjigjen edhe ndaj disa kimikatëve./FolDrejt/